Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama dhe ministrat sot drejt Italisë, nesër mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, pritet firmosja e disa marrëveshjeve
Ditën e sotme, 12 nëntor, 10 ministra të qeverisë shqiptare së bashku me kryeminstrin Edi Rama do të udhëtojnë drejt Romës në Itali, ky nesër do të mbahet mbledhja e parë e dy qeverive. Në orën 11:40 është parashikuar takimi i kryeministrit Edi Rama me homologen e tij italine, Giorgia Meloni. Ndërsa në orën 12:30 pritet të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve. Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor. Sipas mediave italiane në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve....