I vendosën flakën dy automjeteve në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

I vendosën flakën dy automjeteve në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Isa Boletini”, ngjarje e ndodhur më 10 nëntor 2025. Pas veprimeve të mirëorganizuara hetimore, u identifikuan dhe u goditën autorët e dyshuar. Policia arrestoi 21-vjeçarin Xh. S., ndërsa 28-vjeçari D. D. u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Hetimet paraprake sugjerojnë se të dy personat kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur lëndë djegëse për të vënë në zjarr dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”. Ende po punohet për të përcaktuar motivin e ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën...