Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EKSKLUZIVE/ Gazetari i huaj konfirmon akuzat: Ja çfarë zbuluam për vëllain e Ramës dhe Taulant Ballën
Gazetari investigativ Antoine Harari, nga media ndërkombëtare "Follow the Money", ka konfirmuar se verifikimet e kryera nga ekipi i tij kanë vërtetuar akuzat e bëra më herët nga gazetarët shqiptarë ndaj vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Gjatë një interviste ekskluzive për KAFE SHQETO në SYRI TV, Harari theksoi se organizata e tij nuk zbuloi prova të reja, por mori përsipër verifikimin e denoncimeve ekzistuese. Sipas tij, akuzat që lidhen me implikimin e tyre në trafik, korrupsion dhe komunikime me eksponentë të krimit të organizuar, pas procesit të verifikimit të fakteve, "rezultuan të vërteta". "Ne thjesht verifikuam disa nga pretendimet dhe i gjetëm ato të vërteta, dhe kjo është arsyeja pse i raportuam," u shpreh Harari, duke shtuar...