Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

foto nga operacioni TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pas zbulimit të një call center-i në zonën e Selitës, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive. Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes në këtë ambient u kapën duke kryer veprime të pa ligjshme, 5 shtetas, mes të cilëve u ndalua menaxheri dhe 2 punonjës, ndërsa u proceduan penalisht 2 punonjëse. “Gjatë operacionit policor të koduar “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive....