Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjyqi në GJKKO për Bardh Spahinë, deputeti i PD mbërrin në seancë
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) për tu paraqitur në seancën gjyqësore në ngarkim të tij. SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti. SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së.