Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vranë mashtruesi rus i kriptomonedhave dhe bashkëshortja e tij në Dubai
Çifti rus Roman Novak dhe bashkëshortja e tij Anna u rrëmbyen dhe u copëtuan dhe më pas u varrosën në shkretëtirën e Emirateve të Bashkuara Arabe nga një bandë që kërkonte të merrte një “thesar” kriptomonedhash. Lajmi fillimisht u raportua nga faqja ruse e lajmeve Fontanka, sipas të cilës, Roman Novak, një shtetas rus që kishte mbledhur 500 milionë dollarë përmes një aplikacioni mashtrues të kriptomonedhave dhe më pas ishte arratisur me paratë e investitorëve, është vrarë dhe copëtuar bashkë me bashkëshorten e tij Anna, pasi rrëmbyesit e zemëruar zbuluan se portofoli i tij i kriptomonedhave ishte bosh. Çifti kishte më shumë se një muaj që rezultonte i zhdukur. Ata u panë për herë të fundit më 2 tetor, pasi u joshën në një resort malor...