Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Wrong call”/ Arrestohen tre persona, mashtronin shtetasit e huaj të investonin në bursa fiktive, shpallen në kërkim…
Një ambient i përshtatur si call center ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave për të investuar në bursa fiktive është zbuluar në Selitë. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”. Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat...