Rrëzohet avioni turk në Gjeorgji, asnjë i mbijetuar (VIDEO)

Rrëzohet avioni turk në Gjeorgji, asnjë i mbijetuar (VIDEO)

Një avion ushtarak turk i tipit C-130 Hercules është rrëzuar të martën në lindje të Gjeorgjisë, duke shkaktuar vdekjen e 20 ushtarëve që ndodheshin në bord, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. Autoritetet në Ankara publikuan emrat dhe fotografitë e viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vijim. Sipas njoftimit zyrtar, avioni ishte nisur nga qyteti Ganja i Azerbajxhanit me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore gjeorgjiane. Mbetjet e mjetit fluturues u gjetën pasdite, vetëm disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e fundit të avionit, i cili shihet duke humbur lartësinë me shpejtësi dhe duke lëshuar re tymi të bardhë para se të përplaset në tokë e të shpërthejë...