Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Plagosja në Vlorë, pranga autorit dhe një personi të përfshirë në sherr
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj. Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena. Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta. I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u sekuestrua...