Izraeli ka shkatërruar mbi 1 mijë e 500 ndërtesa në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

Izraeli ka shkatërruar mbi 1 mijë e 500 ndërtesa në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1 mijë e 500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor. Imazhet e reja satelitore, më e fundit prej të cilave është marrë më 8 nëntor, tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë rrafshuar brenda më pak se një muaji, dukshëm përmes prishjeve të qëllimshme. Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë edhe më i lartë, pasi për disa zona mungojnë të dhënat satelitore. Disa ekspertë mendojnë se këto prishje mund të përbëjnë shkelje të kushteve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, Egjipti, Katari dhe Turqia. Megjithatë, një zëdhënës i IDF-së tha për BBC Verify se...