Joan García: Dashuria për Espanyolin mbetet, por nuk mund ta refuzoja Barcelonën

Joan García: Dashuria për Espanyolin mbetet, por nuk mund ta refuzoja Barcelonën

12 Nëntor 2025 8:31 Alfred Lleshi Joan García është pranë rikthimit në fushë pas problemeve fizike që e mbajtën jashtë ekipit të Barcelonës. Në një intervistë për RAC1, portieri katalanas foli për largimin e diskutueshëm nga Espanyol drejt Barcelonës dhe kthimin e tij më 3 janar në “RCDE Stadium” për derbin e qytetit. Ai sqaroi gjestin e puthjes së stemës së Espanyolit para largimit: “E bëra, sepse e ndjeja. Kam kaluar shumë vite atje, kam vuajtur dhe kam gëzuar, sidomos vitin e fundit që ishte i vështirë. Ishte një reagim i sinqertë”. Sa i përket zgjedhjes së Barcelonës, ai shtoi: “Ta duash Espanyolin nuk e përjashton dëshirën për të bërë një hap përpara në karrierë”. Për rikthimin e tij në stadiumin e vjetër, tha: “Kam...