“Dua të rikthehem të luaj në Europë, dëshiroj ta mbyll karrierën te klubi që më formoi”

“Dua të rikthehem të luaj në Europë, dëshiroj ta mbyll karrierën te klubi që më formoi”

I rritur te Benfica, Joao Cancelo u largua nga Portugalia më shumë se njëmbëdhjetë vjet më parë, kur u transferua nga klubi i Lisbonës te Valencia dhe prej andej filloi ngjitjen e tij drejt majave të futbollit. Inter, Juventus, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona dhe, duke filluar nga vera e vitit 2024, transferimi në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Një karrierë e mbushur me klube të nivelit të lartë, që kulmoi, një vit më parë, me një periudhë në Ligën Profesionale Saudite. Por tani, anësori 31-vjeçar portugez po ushqen një ëndërr, të kthehet aty ku filloi gjithçka: Benfica. Cancelo nuk e fsheh këtë dhe nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez ai zbulon këtë dëshirë në një konferencë për shtyp. “Sigurisht që ëndërroj të kthehem...