Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Amorim nuk i kursen të tijtë, kritikon Ugarte para ekipit: I panjohshëm në krahasim ke kohën kur ishim te Sporting
Ruben Amorim vazhdon të bëjë bujë te Manchester United, jo vetëm për rezultatet e tij, por edhe për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis në menaxhimin e ekipit. Trajneri portugez, i cili mbërriti në United me një reputacion si një menaxher kërkues dhe i hapur, nuk e ka ndryshuar stilin e tij në Premier League. Lojtarët e dinë mirë këtë, dhe jo vetëm ata që u larguan nga klubi pas fërkimeve të brendshme. Sipas “The Athletic”, Alejandro Garnacho nuk ishte i vetmi që u shënjestrua nga trajneri pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Tottenham majin e kaluar. Ndër ata që u shënjestruan nga kritikat e Amorim është Manuel Ugarte, mesfushori uruguaian që mbërriti në Old Trafford në verën e vitit 2024...