Fermerët grekë protestojnë në Athinë për shkak të vonesave të subvencioneve

Fermerët grekë protestojnë në Athinë për shkak të vonesave të subvencioneve

Fermerët grekë zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në Athinë, kundër vonesave në pagesat e subvencioneve dhe ndikimit të shpërthimit të lisë së deleve në prodhimin blegtoral, raporton Anadolu. Protestuesit fillimisht marshuan drejt Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, e më pas vazhduan drejt selisë së OPEKEPE-së, institucionit publik që është nën hetim nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) për dyshime korrupsioni në pagesat e subvencioneve. Fermerët theksuan rritjen e kostove të prodhimit dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të fondeve të vonuara të mbështetjes qeveritare, të cilat janë pezulluar për shkak të hetimit të korrupsionit në OPEKEPE. Forcat e sigurisë morën masa paraprake gjatë protestës. EPPO hapi hetimin në maj, për dyshime mashtrimi që lidhen me subvencionet e shpërndara përmes OPEKEPE-së....