Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Janar-tetor 167.109 vizitorë në Kalanë e Rozafës, simboli i Shkodrës mbetet ndër vendet më të dashura për t’u vizituar
Kalaja e Rozafës në Shkodër nga janari deri në muajin tetor ka shënuar një rrije të numrit të vizitorëve. Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Kalaja është dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, ku sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër nga janari deri në tetor ka pasur 167.109 vizitorë. “Nga janari në tetor, historinë dhe peizazhin që ofron Kalaja Rozafa e kanë njohur167,109 vizitorë, ose 14 për qind më shumë se një vit më parë! Një tjetër tregues se simboli i Shkodrës mbetet ndër vendet më të dashura për t’u vizituar në vendin tonë”, thuhet nga DRTK. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një...