Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
CR7: Do të jetë Botërori im i fundit, momenti i duhur për t’u tërhequr nga kombëtarja
12 Nëntor 2025 8:03 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të shënojë ndarjen e tij nga garat ndërkombëtare, duke mbyllur një cikël 20-vjeçar që nisi në “Gjermania 2006”. “Po, do të jetë i fundit. Ky Botëror më gjen 41 vjeç, ndaj mendoj se do të jetë momenti i duhur për t’u tërhequr nga kombëtarja”, – tha CR7 gjatë një videokonference në një forum turizmi në Riyad. Ai gjithashtu shkëlqeu me humor për tërheqjen e tij: “Kur them se do të tërhiqem shpejt, njerëzit mendojnë për 6 muaj ose një vit…, por për mua ‘shpejt’ do të thotë brenda 10 vitesh”. Botërori 2026 do të shënojë fundin e një epoke për Ronaldon...