Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tuci i rikthyer në Kombëtare: Ndaj Andorrës asnjë tolerim, jemi këtu për fitore
Adriatik BALLA Përfaqësuesja e Shqipërisë ka një ndeshje delikate nesër me Andorrën, ku nevojiten medoemos tri pikë dhe për këtë janë të qartë si lojtarët dhe stafi teknik. Por delikatesa lidhet me faktin se skuadra e Andorrës bën mbrojtje të fortë e me forca të shumta dhe është ekip i vështirë për t’i shënuar gol. Mbetet të shihet çfarë strategjie do të ndjekë trajneri Silvinjo për ta çarë mbrojtjen e tyre. Entuziazmi në radhët e grupit ëhstë i madh dhe natyrisht që trajneri brazilian do të ndërtojë një modul taktik ofensiv për të realizuar objektivin që është fitorja. Pra, Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. i...