Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Myrto Uzuni është gati të kthehet në elitën e futbollit europian, e kërkon klubi i Serisë A
Myrto Uzuni mund t’i befasojë të gjithë në merkaton e ardhshme. Lojtari shqiptar po mendon largimin nga SHBA-të. Sipas “TuttoCagliari.net”, Uzuni i ka shprehur njerëzve të tij të afërt dëshirën për t’u larguar nga MLS-ja në fund të këtij viti. Sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet në elitën e futbollit europian. Mësohet se emri i tij gjendet në listën e Kaljarit. Klubi i Serisë A po shqyrton mundësinë e një huazimi në janar, në mënyrë që deri në fund të sezonit të shihet ndikimi i tij në skuadër. Në rast se Uzuni do të përshtatet me sukses, atëherë në verë mund të kryhet një ofertë zyrtare për kartonin e tij./Sport Ekspres/