Rama e merr në zyrë ‘abuzuesen’ Krifca, ndërsa në Maqedoni i arrestojnë zyrtarët për fondet e IPARD

Rama e merr në zyrë ‘abuzuesen’ Krifca, ndërsa në Maqedoni i arrestojnë zyrtarët për fondet e IPARD

Në të njëjtën ditë kur kryeministri shqiptar Edi Rama mori në mbrojtje, futi në godinën e kryeministrisë ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë dyshohet e përfshirë aferën korruptive për menaxhimin e fondeve IPARD, në Maqedoninë e Veriut autoritetet kanë arrestuar pesë zyrtarë të lartë për korrupsion me të njëjtat subvencione evropiane.   Mes të arrestuarve është edhe drejtori i Agjencisë për Pagesat e Ndihmës dhe Zhvillimit Rural, Ilia Stoilev, i cili akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro ryshfet për të miratuar një subvencion të financuar nga Bashkimi Evropian për një biznes bujqësor në pronësi të një ish-ministri. Ai është kapur në flagrancë me 400 euro, që përbënin paradhënie të shumës së plotë.   Të gjitha fondet e përfshira në hetim janë pjesë e programit IPARD, që synon mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural....