Xhaxhai i jep nipit 4-vjeçar biskota me kanabis, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Xhaxhai i jep nipit 4-vjeçar biskota me kanabis, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arezzo të Italisë, ku një fëmijë 4-vjeçar u sëmur rëndë dhe humbi ndjenjat pasi konsumoi biskota të përgatitura me kanabis. Biskotat ishin pjekur nga xhaxhai i tij, i cili nuk kishte njoftuar askënd për përbërësit. Fëmija u dërgua menjëherë në spital, ku analizat zbuluan nivel të lartë kanabisi si në gjak, ashtu edhe në urinë. Nëna e të miturit u tha mjekëve se djali kishte qenë në shtëpinë e gjyshërve dhe kishte ngrënë disa biskota të gjetura në qilar, të pjekura disa ditë më parë. Pas njoftimit të mjekëve, policia kreu një kontroll në banesën e xhaxhait, i cili kishte precedent të pastër penal, por ishte i njohur për përdorim droge. Në një kasolle pas shtëpisë, oficerët zbuluan...