Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
KQZ gjobit PD-në/ Gjenden parregullsi në raportin financiar për vitin 2024
Partia Demokratike, subjekti politik i cili shpenzon më shumë në fushata elektorale, është gjobitur me 50 mijë lekë për parregullsi në raportin financiar të dorëzuar për vitin 2024. Pavarësisht se 2024 nuk ishte një vit zgjedhor, përveç një palë zgjedhje të pjesshme lokale në Himarë në të cilat PD nuk kishte kandidat të vetin, sërish partia më e madhe opozitare del me probleme. Abc News mëson se auditi i KQZ ka miratuar me rezerva raportin financiar te PD pasi ka gjetur 3 mospërputhje tek të ardhurat dhe shpenzimet. E para, në një ndërtesë të zotuar nga subjekti, por pa dokument pronësie, në vlerë 17 milion e 500 mijë lekë, është gjetur se PD ka llogaritur në raport edhe vlerën e amortizimit 8700 euro. E dyta,...