Atentati në Rinas, Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

Atentati në Rinas, Bido: Krime ndodhin kudo, vrasje ka edhe në Amerikë

Një tjetër atentat tronditi Tiranën dhe vendin mbrëmjen e sotme, ku në rrethrrotullimin e Rinasit, në një atentat mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i APM, Muçi Shaljani. I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti socialist Ardit Bido tha se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, kjo nuk e bën Shqipërinë një vend të pasigurt. Sipas tij, për sa kohë ekziston krimi i organizuar, do të ketë edhe ngjarje kriminale. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është Shqipëria një vend i sigurt? Bido: Patjetër që është një vend i sigurt. Duke ardhur nga një ngjarje e rëndë te kjo pyetje, duket sikur s’kemi emocione. Patjetër që është një ngjarje që duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një vrasje në...