Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kushner kthehet në Izrael/ Bisedime të vështira për fazën e re të armëpushimit në Gaza, pengesat mbeten të shumta
I dërguari amerikan dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u kthye të hënën në Izrael, ndërsa ndërmjetësit po përballen me sfida të reja në përpjekjet për të çuar përpara negociatat për fazën tjetër – edhe më komplekse – të marrëveshjes së brishtë të armëpushimit në Gaza. Pikat kyçe mbeten ende të pazgjidhura: çarmatimi i Hamasit, rindërtimi dhe qeverisja e ardhshme e Gazës, si edhe vendosja e një force ndërkombëtare sigurie në territor, shkruan BBC. Nuk ka asnjë afat për këto bisedime, të cilat kërkojnë lëshime të mëdha si nga Izraeli, ashtu edhe nga Hamasi, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mundësinë e arritjes së progresit. Një pengesë tjetër ka dalë në dritë së fundmi: dhjetëra luftëtarë të Hamasit që besohet se ndodhen në tunelet...