Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Informatori qëndroi pak metra larg shënjestrës, mblidhen 50 gëzhoja automatiku në vendngjarje

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Informatori qëndroi pak metra larg shënjestrës, mblidhen 50 gëzhoja automatiku në vendngjarje

Detaje të tjera janë zbuluar sa i takon atentatit të ditës së sotme tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Mustafa ( Muço) Sheqeri ( Shaljani), informon gazetari Klajdi Bodlli i Syri Tv. Atentati ishte realizuar me detaje. Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës. Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti, teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty në datë 7 nëntor, datë në të cilën udhëtuan drejt Barcelonës nga ku edhe po ktheheshin. Personi që i ruante, fillimisht ishte me syze, ndërsa më pas nuk...