Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bie zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme (11 nëntor) një banesë në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Aristidh Laska, i cili sipas burimeve jeton i vetëm. Nga të dhënat paraprake, zjarri ka nisur pas shpërthimit të bombolës së gatimit, duke përfshirë tendën e ballkonit dhe disa orendi shtëpiake. Në momentin e ngjarjes, Laska nuk ndodhej në banesë. Mësohet se ai kishte vendosur ushqimin për gatim dhe është larguar për pak kohë nga shtëpia, ndërsa rrethanat mbeten ende nën verifikim. Komshinjtë, që vunë re tym të dendur që dilte nga ballkoni, njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në banesat përreth....