Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari, i cili ka shënuar 953 gola për klubin dhe kombëtaren, tha gjithashtu se do të tërhiqej nga futbolli brenda “një ose dy vitesh”. Kupa e Botës e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, do të jetë e gjashta për Ronaldon. Në një intervistë me CNN, kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, Ronaldo tha: “Patjetër që po. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se [ky] do të jetë momenti në garën e madhe.” Ronaldo, i cili luan futboll në Arabinë Saudite me Al-Nassr, është...