Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës, arrestohet në aeroportin e Veronës bosi shqiptar i drogës që kërkohej në gjithë Europën
Policia Shtetërore Italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar sapo ai mbërriti nga Tirana në Aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës. Gjatë kontrollit të pasaportave, oficerët e Policisë Kufitare zbuluan se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Bashkuar për trafik ndërkombëtar kokaine, shkruajnë mediat italiane. Sipas autoriteteve britanike, i arrestuari ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në bregdetin jugor të Anglisë, ku luante rol kyç në përgatitjen dhe shpërndarjen e drogës. Hetimet kanë treguar se 32-vjeçari jo vetëm paketonte kokainën, por edhe drejtonte anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë operacioneve të policisë në Mbretërinë e Bashkuar janë sekuestruar mbi 28 kilogramë kokainë si dhe rreth 175 mijë paund (rreth 200 mijë euro) para të gatshme. Nga hetimet...