Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së, ja çfarë u diskutua
Një propozim për grevë urie raportohet të jetë parashtruar në mbledhjen më dyer të mbyllura të zhvilluar këtë pasdite me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Burime për mediat bëjnë me dije se një nga kryetarët e degëve i ka propozuar Berishës grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre, me pretendimin se kjo është e vetmja mënyrë për rikthimin e besimit në këtë forcë politike. “Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh. Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve...