Forcim i bashkëpunimit me BE-në për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, Gonzato takim me ministren Evis Sala

Forcim i bashkëpunimit me BE-në për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, Gonzato takim me ministren Evis Sala

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato u takua sot me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ku u diskutua për përmirësimin e shëndetit publik dhe mbrojtjes sociale në vend. Gonzato theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hartimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, me synim uljen e varfërisë dhe përfshirjen sociale. Në Tiranë u zhvillua gjithashtu një takim me donatorë ndërkombëtarë, përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe organizatave joqeveritare, ku u diskutua për nxitjen e punësimit dhe përmirësimin e mbrojtjes sociale. “Reformat drejt integrimit evropian kërkojnë përshtatje dhe aftësi të reja. Duhet të sigurohemi që askush të mos mbetet pas dhe që procesi i transformimit të ndërtojë një shoqëri të drejtë e gjithëpërfshirëse”,-u shpreh ambasadori Gonzato,...