Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”

Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”

Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec nga vendngjarja gati 5 orë nga atentati. Mësohet se mjeti tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës i njohur ndryshe si “Visi i garave”, është dërguar për ekspertizë ligjore. Ndërkohë aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Objektivi i atentatit të sotëm ishte Gilmando Dani i cili mbeti i vdekur, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.