“Informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona”/ Dëshmia: Autori zbriti nga makina dhe qëlloi..

“Informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona”/ Dëshmia: Autori zbriti nga makina dhe qëlloi..

Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se informacioni për vendndodhjen e Gilmando Danit ka ardhur nga Barcelona.  “Ka pasur persona brenda në aeroport që kanë vëzhguar lëvizjet e Gilmando Danit. Por, informacioni i parë ka ardhur nga Barcelona. Dyshohet që Gilmando Dani, një personazh shumë i njohur i botës së krimit, është ndjekur edhe në Barcelonë nga persona të tjerë, të cilët kanë informuar më pas në Shqipëri”, tha Çelmeta.  “Atentati ka ndodhur pothuajse brenda aeroportit të Rinasit dhe pranë komisariatit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë dhe punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri, kanë udhëtuar nga aeroporti i Barcelonës drejt Tiranës. Në 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës dhe automjetin e kishin parkuar në aeroportin e Rinasit. Edhe...