Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbyllja më e gjatë e qeverisë amerikane, Kongresi voton për rihapjen e saj
Pas një pushimi 53-ditor, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u rikthyen të martën në Uashington, për një votim vendimtar që mund t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë amerikane në histori. Situata e transportit ajror në vend ishte e tensionuar, me rreth 1,200 fluturime të anuluara për shkak të mbylljes së zgjatur. Për pasojë, disa ligjvënës zgjodhën mënyra alternative udhëtimi për të mbërritur në Kapitol. Përfaqësuesit republikanë Rick Crawford nga Arkansasi dhe Trent Kelly nga Misisipi udhëtuan së bashku me makinë, ndërsa kolegu i tyre Derrick Van Orden njoftoi në rrjete sociale se po bënte udhëtimin 16-orësh nga Wisconsin me motoçikletë. “Do të jetë pak ftohtë, por unë do të bëj detyrën time,” tha ai në një video të publikuar në mediat sociale....