Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pamje të rënda nga atentati në Rinas/ Viktima dhe i plagosuri brenda “Benz”-it pak çaste pas breshërive
Këto janë pamjet e rënda pak çaste pak atentatit të ndodhur mesditën e saj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga LSA, viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri Muçi Shaljani ndodhen në automjetin tip “Benz”. Ndaj automjetit të tyre qëlluan persona të paidentifikuar ende me një mjet tip “Toyota Yaris” e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autori, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona dhe duket se lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga autorët. Top Channel