Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Rinas, hiqet pas 5 orësh nga vendngjarja automjeti me të cilin udhëtonte Gilmando Dani
Automjeti me të cilin udhëtonte viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij shofer, Muçi Shaljani alias Sheqeri i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është hequr nga vendngjarja në orët e mbrëmjes së të martës. Automjeti me targa AB 099UO, ka rezultuar në pronësi të Elvis Kosovës, të cilit disa muaj më parë i është vendosur një tritol në garazhin në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe i plagosuri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor. Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash, ku Gilmando...