Pas 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri

Pas 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri

Pas atentatit afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar makinën luksoze me të cilën lëviznin viktimat. Në incident humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa Muçi Shaljani u plagos rëndë dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bëri me dije se atentati ndodhi rreth orës 14:20, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.