‘Shteti po kapitullon përballë mafies’, Gjekmarkaj: Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit

‘Shteti po kapitullon përballë mafies’, Gjekmarkaj: Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit

Nënkryetari i PD dhe numri 2 i Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme, atentati në dalje të aeroportit të Rinasit ku mbeti i vekur një eksponent i krimit Gilmando Dani dhe i plagosur personi që e shoqëronte. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit, lëvizin me sigurinë e atyre që ndihen mbi ligjin, sepse ndihen të mbrojtur prej tij. Më poshtë mesazhi i plotë: Mbi atentatin në Rinas !     Ajo që ndodhi sot në Rinas është fotografia më e qartë e një shteti që ka humbur kontrollin dhe e një qeverie që ka dorëzuar autoritetin e vet përballë bandave.  Në vendin ku duhet...