Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ankona, shqiptari përplaset me autobusin ndërsa udhëtonte me monopatin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në portin e Ankonës. Një 40-vjeçar shqiptar, shofer kamioni, sapo kishte parkuar mjetin e tij dhe kishte vendosur të bënte një xhiro me monopatin. Por pak minuta më vonë, ai u përplas frontal me një autobus të kompanisë Conerobus. Nga përplasja e fortë, shqiptari u hodh përpara dhe goditi me kokë xhamin e përparmë të autobusit, duke e thyer atë. Si pasojë, ai pësoi traumë në kokë dhe plagë të shumta në këmbë. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës së Kryqit të Verdhë të Ankonës dhe mjekët e 118-s. Pas ndihmës së parë në vend, 40-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin rajonal Torrette, në kod të kuq, për shkak të gjendjes së tij të rëndë.