Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar
Ky është automjeti i atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja. Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.