Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sheqeri 14 vite më parë pë*plasej me Tahirin: E kujt i ha se je deputet
42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 u bë protagonist në një ngjarje. Së bashku më vëllanë u konfliktua me deputetin e PS-së në atë kohë, Saimir Tahiri. Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës. Asokohe 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në një intervistë për Shqiptarja.com se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Fillimisht Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.