Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Atentati mafioz në Rinas/ Detaje: ‘Benz’-i ndalet pas pak metrash, autori qëllon Gilmando Danin me breshëri
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më parë pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Sipas burimeve, autorët kanë pritur 47-vjeçarin Gilmando Dani para aeroportit dhe kanë lëvizur me automjetet paralel me njëra-tjetrën, ku nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri plumbash. Automjeti i bardhë tip Benz, me të cilin udhëtonte Dani, ka vazhduar për disa metra para se të ndalej nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, i maskuar dhe me kapele, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar se shënjestra kishte ndërruar jetë. Pas ekzekutimit, autori është kthyer në automjet dhe të dy makinat kanë larguar drejt Fushë-Krujës, duke lënë pas vendin e ngjarjes. gijotina.com/