Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbeti i plagosur te atentati në Rinas, ja si është gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit Muçi Shaljani në Spitalin e Traumës
Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri). Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor. Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç. Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime pranë grupit...