“Ti do t’më dashurosh patjetër…”,  poezinë e Fatos Arapit e lexon Leka Sefla

“Ti do t’më dashurosh patjetër…”, poezinë e Fatos Arapit e lexon Leka Sefla

Fatos Arapi: Ti do t’më dashurosh patjetër, lexon Leka Sefla Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.Në mallin tënd ky karafil i egër,-Ti do të më dashurosh patjetër! Në sytë e tu diej të vegjële ndezën natën dhe ditën e ndezën.Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?Ti do t’më dashurosh patjetër. Kapërcej ty e kapërceva veten,dhe përtej vetes kapërceva jetën,dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,I hapa krahët të pushtoj ty vetëm: Ti do t’më dashurosh patjetër! Shiko edhe: “KJO DASHURI, KAQ E FURISHME, KAQ E NJOMË…”, LEKA SEFLA LEXON PREVERIN