Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Terror në Rinas: Të shtënat vijuan mbi 30 sekonda, plumbat depërtuan në biznese (VIDEO)
pamje nga biznesi TIRANË- Atentati ku mbeti i vrarë bashkëpunëtori i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ka rrezikuar të gjithë zonën përrreth dhe qytetarët. Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë vijuar për mbi 30 sekonda, nga ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve të rastit që kanë qenë rreth bizneseve në këtë zonë, bar-kafe dhe lokale. Breshëria e plumbave që u shkarkua në drejtim të "Benz"-it të bardhë ku udhëtonte viktima dhe i plagosur, ka prekur edhe xhamat e një hoteli fare pranë vendit ku ka ndodhur atentati, në rrethrrotullimin e Rinasit. Kryesisht plumbatkanë depërtuar deri brenda hollit të hotelit, duke dëmtuar fasadën e biznesit. Grupi hetimor ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen, por po punohet për identifikimin e autorëve apo intenerarin që...