Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Breshëria e plumbave depërton te xhamat e bizneseve/ Ja çfarë la pas atentati ndaj Gilmando Danit
Breshëria e plumbave ndaj Gilmando Danit dhe shoferit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) nuk ka kursyer as bizneset përreth. Atentati me pasojë vrasjen e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit. Plumbat në vendin e ngjarjes kanë prekur edhe një lokal, duke lënë shenjat në xhama. Atentati ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve dhe ka ndodhur në një zonë me fluks të lartë lëvizje. Siç duket në videon që ka siguruar News24 dhe BalkanWeb, predhat kanë depërtuar brenda xhamave të bizneseve aty pranë.