Dosja ‘Plumbi i Artë’/ “Jemi antidroga”, dëshmon Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më thanë…

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ “Jemi antidroga”, dëshmon Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më thanë…

Vazhdon procesi i dosjes ‘Plumbi i Artë’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se dëshmitarja e radhës është A. Haxhia që tregoi detaje nga grabitja që i ka ndodhur. “Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet”, kështu e ka nisur dëshminë Haxhia, ndërsa shtoi se autorët ishin të maskuar dhe i grabitën paratë dhe bizhuteritë. “Ato 15 minuta kur në dhome hynë dy persona me kapice dhe doreza mua më janë dukur 15 vjet. Njëri nga ata kishte armë pistoletë ne dorë. Dëgjova zhurma shpërthyen derën, ata hynë brenda. Ata thanë ‘jemi antidroga, këtu ka drogë’. Mora telefonin, erdhi njëri i maskuar ma hoqi telefonin nga dora. Tha ‘mos lëviz se të vras djalin’ dhe më...