Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kujtimet e fëmijërisë, pse nuk harrohen?
Nga Harley Manson Është interesante të mendosh mbi gjërat që fëmija juaj do të kujtojë dhe ato që do të harrojë kur të rritet. Kujtimet tona janë kaq të rastësishme, por tek e fundit, ka disa gjëra që fëmija juaj nuk do t’i harrojë kurrë. Për mua një nga ato momente, ishte kur ime më hyri në dhomën time kur isha 9 ose 10 vjeç dhe më tha mua dhe motrës që të bëheshim gati. Bëmë ashtu siç na tha, dhe të tria shkuam fillimisht të darkonim në një McDonald’s dhe më pas pamë një film në një kinema të hapur. Ishte një nga kujtimet më të mrekullueshme që kam, edhe pse ishte diçka kaq e thjeshtë dhe e rastësishme. Po ju çfarë lloj shenje po lini tek kujtesa e fëmijëve tuaj? Ja cilat janë 8 prej tyre: 1. Koha kur i keni surprizuar Ashtu si kujtimi im dhe i motrës me mamin tonë, që na befasoi me kalimin e një mbrëmje të këndshme, edhe fëmijët tuaj do t’i kujtojnë gjërat e...