Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë. Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë. Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij. Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim. Ndërkohë,...