Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vëllezërit Devolli nga Kosova blejnë kompaninë “Tring” dhe “Digitalb”, monopol i ri në tregun shqiptar
Vëllezërit Devolli janë kthyer në një nga grupet më të fuqishme të biznesit në Ballkan, dhe hyrja e tyre në tregun mediatik shqiptar është një hap që rrezikon pluralizmin dhe konkurrencën e ndershme. Ata kanë blerë 100% të kompanisë TRING dhe 65% të aksioneve të DIGITALB-it, duke krijuar një supermonopol që do të kontrollojë pothuajse të gjithë shpërndarjen televizive dhe platformat digjitale. Në praktikë, Devollët do të kenë në duar të gjitha të drejtat sportive, reklamat televizive dhe platforma të tjera digjitale, duke i dhënë fuqinë për të kontrolluar jo vetëm tregun ekonomik, por edhe informacionin dhe perceptimin publik. Në Kosovë, Blerim dhe Shkëlqim Devolli janë shembulli më i qartë i pasurimit të shpejtë përmes lidhjeve politike dhe manipulimit të tregut. Në pak vite, ata...