Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Prag Moldavia/ Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet, Kurti & Alili: Jemi të përqendruar, do të japim maksimumin për të fituar
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Moldavi në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00. Pas seancës stërvitore, për fshf.org folën Arlind Kurti dhe Burak Alili. Kurti theksoi se skuadra tashmë është plotësuar dhe se grupi është i përqendruar maksimalisht për përballjen ndaj Moldavisë. Mbrojtësi kuqezi tha se e njohin si kundërshtar, pasi kanë luajtur dy miqësore një vit më parë dhe vuri në dukje rëndësinë e përgatitjeve në kuadër të Europianit 2027. “Të gjithë djemtë kanë ardhur, jemi bashkuar të gjithë. Sot është stërvitja e parë që do të bëjmë këtu. Jemi të përqendruar për ndeshjen që na pret më 13 nëntor....