Miratohet dënimi me vdekje për arabët, ministri izraelit shpërndan ëmbëlsira në Parlament

Miratohet dënimi me vdekje për arabët, ministri izraelit shpërndan ëmbëlsira në Parlament

Parlamenti izraelit ka miratuar në lexim të parë një projektligj shumë të debatueshëm, i cili do të mundësonte dënimin me vdekje për militantët palestinezë të dënuar për vrasjen e qytetarëve izraelitë. Votimi u zhvillua mbrëmjen e së hënës, më 10 nëntor, dhe përfundoi me 39 vota pro dhe 16 kundër, në një parlament prej 120 deputetësh. Ky ishte hapi i parë nga katër që nevojiten për ta kthyer projektligjin në ligj përfundimtar. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një nga promotorët kryesorë të kësaj nisme, u bëri thirrje të gjitha forcave politike të mbështesin projektligjin, duke e cilësuar atë si një instrument të domosdoshëm për “krijimin e një efekti parandalues ndaj terrorizmit arab”. Pas përfundimit të votimit, ai deklaroi se “kjo është mënyra se si...